Rasti i tenderit të RTSH dhe bllokimi që po bën BE

Rasti i tenderit të RTSH dhe bllokimi që po bën BE

Të gjithë ato kompani të cilat përjashtohen nga tenderat publikë për shkak të mashtrimit me dokumentacionin apo manipulimit të garave do të përballen me kritere më të rrepta për rikthimin në procedurat e prokurimit. 

 

Në projektligjin e ri për prokurimin publik, me rekomandim të Bashkimit Europian parashikohen ndryshime të cilat synojnë të kufizojnë mundësinë e shmangies së masave të përjashtimit përmes proceseve gjyqësore, çka frenon kompanitë e përjashtuara nga procedurat e prokurimit që të rikthehen në garë pas ankimimit në gjykatë.

 

Një nga ndërhyrjet kryesore lidhet me nenin 78 të Ligjit për Prokurimin Publik, ku propozohet ndryshimi i formulimit për shkaqet e përjashtimit të operatorëve ekonomikë. 

 

Shtimi i lidhëzës “ose” synon të qartësojë se paraqitja e dokumenteve me të dhëna të rreme mund të përbëjnë shkak për përjashtimin e një kompanie nga e drejta për të përfituar kontrata publike.

 

Deri më tani, formulimi ligjor ka krijuar hapësirë për interpretime të ndryshme, veçanërisht në rastet kur kompanitë e ndëshkuara nga Agjencia e Prokurimit Publik i janë drejtuar Gjykatave Administrative për të kundërshtuar vendimet e përjashtimit. 

 

Ndryshimi i propozuar synon shmanijen e paqartësive dhe të forcimin e zbatimit të masave ndaj operatorëve të cilët shkelin rregullat e konkurrimit.

 

Kujtojmë se një rekomandim i tillë sjell në kujtesë tenderin e RTSH, ku shërbimi i mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 në Radio Televizionin Shqiptar iu besua bashkimit të operatorëve ekonomikë IDEA - TEL” SH.P.K & “REAL COM. 

 

Ndërkohë nga kjo garë u përjashtua “R & T” sh.p.k. me pronar Renis Tërshana dhe “T B S 96” shpk me pronar Artan Xhori për shkak se paraqitën dokumente të falsifikuara. 

 

Sakaq Gjykata Administrative pezulloi në muajin gusht vendimin e Agjencisë së Prokurimit Publik, për përjashtimin e dy kompanive nga e drejta për të përfituar kontrata publike. 

 

Bëhet fjalë për dy kompani të akuzuara se paraqitën dokumente të rreme në tenderin me vlerë 9.5 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit DVB-T2 të Radio Televizionit Shqiptar.

 

Mirëpo sipas ndryshimeve të propozuara, synohet të hiqet kushti që vendimi i institucionit kompetent për konstatimin e marrëveshjeve antikonkurruese të ketë marrë formë të prerë gjyqësore, përpara se të mund të përdoret si bazë për përjashtimin e operatorëve ekonomikë.

 

Ky ndryshim pritet të shkurtojë kohën e reagimit të institucioneve dhe të shmangë zvarritjen e masave administrative për shkak të proceseve të gjata gjyqësore.

 

Nga ana e tij Brukselin kërkon "listën e zezë” për ndëshkimin e mashtruesve, për t'i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy