Gjykata Administrative ka pezulluar sot vendimin e Agjencisë së Prokurimit Publik, për përjashtimin e dy kompanive e nga e drejta për të përfituar kontrata publike. Bëhet fjalë për dy kompani të akuzuara se paraqitën dokumente të rreme në tenderin me vlerë 9.5 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit DVB-T2 të Radio Televizionit Shqiptar.
