
Prezantimi Zyrtar i MCN TV
MCN TV është një television gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky television ka në dispozicion të prodhimit të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, ku transmetohen emisionet dhe produksionet e prodhuara nga vetë rrjeti.
Nën logon e MCN TV, publiku do të informohet, argëtohet dhe edukohet nga programet më të mira në tregun televiziv shqiptar, të sjella në ekran nga emra të famshëm dhe të suksesshëm shqiptarë dhe të huaj.
Siç konsiston edhe nga vetë emri i këtij televizioni të ri gjeneralist, në fokusin e tij do të jenë temat e ndryshme, anët jetësore ose dukuritë e rëndësishme të cilat pasqyrohen nëpërmjet një objekti studimor, një programi argëtues apo një emisioni informues.
MCN TV nisi më 1 maj të vitit 2015 si një television online informativ. Pas më pak se një viti, tanimë ky television ka marrë dimensionet e një televizioni gjeneralist bashkëkohor me një programacion të pasur me programe argëtuese dhe informuese për publikun e gjerë.
MCN TV ka në dispozicionin e saj një arkivë informative të pasur 13-vjeçare, që përfshin rreth 10.000 orë lajme, kronika dhe ngjarje nga më të ndryshmet të këtyre 13 viteve të fundit, 5.000 orë filma artistikë, 20.000 orë seriale dhe telenovela të huaj me shikueshmërinë më të lartë, 2.000 orë dokumentarë dhe reality-show shqiptarë dhe të huaj.
Programet e MCN TV përfshijnë gjithçka nga argëtimi deri te dokumentarët, për t'u ofruar shikuesve një përvojë të pasur.
Seriale më të reja të huaja me të drejta ekskluzive për MCN TV të cilat do të jenë në zonën “Prime time” të këtij televizioni. Seriale turke dramatike, seriale amerikane, seriale greke, telenovela spanjolle etj.
Arkiva e pasur dhe shumëvjeçare e filmave përfshin filma të huaj të të gjitha zhanreve dhe grupmoshave, që nga filmat me kartona për fëmijë, filmat për adoleshentë dhe filmat artistikë.
Një gamë e gjerë dokumentarësh transmetohen në MCN TV, duke filluar nga ata historikë, kulturorë, muzikorë, shkencorë, gastronomik etj.
MCN TV është televizioni ku çdokush gjen veten!
Kliko ketu: PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E BORDIT TË SHOYRTIMIT TE ANKESAVE PRANË OSHMA MCNTV.
