Pastrohet KPP. Ikin Zguro, Streza dhe Tërnova

Pastrohet KPP. Ikin Zguro, Streza dhe Tërnova

Ismail Shehu është zgjedhur në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). 

 

Ndërkohë, tre kandidatët për anëtarë të Komisionit: Fiorent Zguro, Ergys Streza dhe Kreshnik Tërnova janë skualifikuar. 

 

Skualifikimi i tyre është paralajmëruar nga drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, në daljet e tij, para dhe gjatë kohës kur kandidaturat e tyre ishin nën shqyrtim. 

 

Meksi i ka akuzuar zyrtarët e KPP-së, përfshirë Zguron, për vendimmarrje të dyshimta lidhur me dosjen e AKSHI-t. 

 

Kreshnik Tërnova është vënë nën hetim prej disa javësh nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për çështje që lidhen me shpërdorim detyre, tendera dhe mosdeklarim të saktë pasurie. 

 

Emri i Tërnovës lakohet në dosjen e AKSHI-t si lidhje e drejtpërdrejtë me biznesmenin në arrati, Ermal Beqiri.

 

Ergys Streza ka mbajtur detyrën e inspektorit në KPP, ndërsa Fiorent Zguro ka mbajtur detyrën e nënkryetarit. Emrat e Strezës dhe Zguros rezultojnë në dosjen e SPAK për AKSHI-n. 

 

Në këtë të fundit, ata shfaqen si bashkëpunëtorë për të mos pranuar kërkesën e biznesmenit Gerond Meçe, i cili pasi u lirua nga grupi kriminal që e detyroi të tërhiqte ankimimet. 

 

Pak ditë më parë, Komisioni i Ligjeve dërgoi në Parlament 20 emra për tre vende vakante si anëtar në KPP dhe tre emra për postin e kryetarit të KPP. 

 

Kandidatura e Shehut u miratua nga Kuvendi në seancën e sotme, me 78 vota pro. Më parë, ai ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy