"Dëgjesat burokraci", Meksi: Të jesh anëtar i KPP është super pushtet, gara më e fortë mes Shehut dhe Hotit (VIDEO)

"Dëgjesat burokraci", Meksi: Të jesh anëtar i KPP është super pushtet, gara më e fortë mes Shehut dhe Hotit (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka komentuar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke ngritur pikëpyetje mbi numrin e ulët të aplikimeve për postin e kryetarit dhe mënyrën se si po zhvillohet dëgjesa me kandidatët.

 

Në “MCN Live”, Meksi tha se ajo që bie më shumë në sy në fazën e parë të procesit është numri i kufizuar i aplikimeve, sidomos për pozicionin e kryetarit të KPP-së.

 

Ka shumë komente që mund të bëhen, por së pari bie në sy numri i ulët i aplikimeve, duke pasur parasysh sa shumë e duan shqiptarët punën në shtet dhe sa pak vende të tilla ka në institucione të rëndësishme si KPP. Për postin e kryetarit kemi vetëm katër aplikime, ndërsa për anëtarë janë rreth 20. Kjo është interesante, sepse posti i kryetarit ka një rol të diferencuar, qoftë nga ligji, qoftë nga logjika e funksionimit të institucionit.

 

Sipas tij, gara për drejtimin e KPP-së duket më e ngushtë dhe ndër kandidatët që kanë marrë më shumë vëmendje përmendi Ismail Shehun dhe Enea Hotin.

 

Një nga akuzat që është ngritur në dy javët e fundit lidhet me faktin se për të qenë kryetar duhet të jesh më parë anëtar, si rasti i Ena Hotit. Megjithatë, ajo që shoh në këtë moment të parë është se gara më interesante është ajo për postin e kryetarit, veçanërisht mes Ismail Shehut dhe Ena Hotit.

 

Duke folur për seancat dëgjuese me kandidatët, Meksi i cilësoi ato kryesisht procedurë burokratike, me pak hapësirë për debat real.

 

Pjesa e dëgjesës është më shumë një burokraci, përjashto disa momente nga pyetjet e opozitës dhe të përfaqësuesve të mazhorancës. Kandidatëve u kërkohet të shprehin disa momente të platformës së tyre, por në tërësi debati ka qenë i shkurtër, përjashto disa raste si ai i Zguro, Strezës dhe Ismail Shehut.

 

Ai u ndal edhe te diskutimet për ligjin që rregullon funksionimin e KPP-së, duke theksuar se problemi kryesor nuk është kuadri ligjor, por mënyra se si zbatohet ai.

 

U fol shumë për forcimin e ligjit, por ligji në vetvete është shumë në rregull. Problemi është që nga institucionet, përfshirë edhe Kuvendin, nuk kërkohet llogari për zbatimin e tij. Ligjet ekzistojnë, por çështja është vullneti për t’i zbatuar dhe për t’u përballur me problemet reale.

 

Meksi ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si është trajtuar dosja e AKSHI-t, duke thënë se kandidatët duhet të kishin dhënë më shumë përgjigje mbi çështjet e ngritura publikisht.

 

Te dosja e AKSHI-t, shkelja që i atribuohet KPP-së lidhet me mënyrën e marrjes së vendimeve brenda një kohe shumë të shkurtër dhe në kundërshtim me rregulloren. Përveç Korreshit, pothuajse askush nuk e pyeti për AKSHI-n. Ndërkohë, Streza në CV-në e tij thekson se ka qenë relator dhe shkrues i shumë vendimeve, por në dosjen e AKSHI-t nuk pati një ide të qartë apo përgjigje konkrete për akuzat e ngritura.

 

Sipas tij, një nga çështjet më të rëndësishme mbetet zbatimi praktik i vendimeve dhe reagimi i institucioneve kur shfaqen problematika.

 

Detaji më interesant është zbatimi i vendimeve dhe i ligjeve. Kur KPP sillet sikur nuk e ka kuptuar situatën e Gerond Meçes, i cili ka deklaruar se i është vjedhur llogaria, pyetja është nëse kjo është ndjekur më tej. Nga gushti deri në dhjetor, përpara se dosja e AKSHI-t të bëhej publike, duhet parë nëse janë bërë hetime dhe nëse janë verifikuar të gjitha detajet.

 

Ai kritikoi gjithashtu tendencën për shmangien e problematikave konkrete, duke argumentuar se çështjet e rëndësishme nuk duhet të kalojnë me heshtje.

 

Ajo që ndodh shpesh është se problemet reale shmangen dhe krijohet ideja sikur dosjet nuk janë parë apo nuk kanë ndodhur shkelje, me shpresën që historia të humbasë rëndësinë e saj me kalimin e kohës.

 

Në fund, Meksi komentoi edhe deklaratat e kandidatëve për rolin e anëtarit të KPP-së, duke thënë se ky pozicion ka një ndikim të madh në vendimmarrje.

 

Ka një hipokrizi të madhe, sepse askush nga kandidatët nuk tha se e donte këtë post për shkak të fuqisë që ka. Gjenin fjalë të tjera, por të jesh anëtar i KPP-së është një pushtet i rëndësishëm. Duke parë edhe procesin e tre muajve të fundit, është e qartë se posti i kryetarit ka një peshë shumë të madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy