Analistët Vudi Xhymshiti dhe Erdoan Shipoli, të ftuarit në MCN, e cilësuan aksionin e SHBA në Venezuelë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por të justifikuar nga fakti se vendi drejtohej nga një regjim i lidhur me trafikun e drogës.
Xhymshititheksoi se kapja e Maduros ishte çlirim nga diktatura, ndërsa Shipoli nënvizoi se në arenën ndërkombëtare interesat shpesh mbizotërojnë mbi ligjin.
Sipas tyre, OKB dhe Gjykata Ndërkombëtare e Krimit pritet të kenë rol kyç në hapat e mëtejshëm ndaj Maduros.
Analistët paralajmëruan se SHBA mund të ndërhyjë edhe në vende të tjera nëse cenohen interesat e saj strategjike.
Intervista e plotë:
-Z. Xhymshiti, Gjymshiti, si e patë aksionin e SHBA në Venezuelë si dhe kapej e Maduros me vendim të SHBA?
Në sytë e ligjeve ndërkombëtare është ndërhyrje në shtet sovran, por në realitetin tjetër se është një shtet i udhëhequr nga kartel droge atëherë mund të thuhet se edhe Maduro ka thyer ligjin ndërkombëtarë për të kaluar drogë në SHBA. Kjo është ajo çfarë shihet deri më tash.
-A mund të quhet një rrëmbim ushtarak, kapja e Maduros?
Xhymshiti: Është thyerje e ligjeve ndërkombëtare dhe është një marrëveshje me opozitën në Venezuelë. Trump ka bërë çlirimin e Venezuelës nga një diktaturë.
-Z. Shipoli, një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka filluar për të diskutuar situatën në Venezuelë, a janë shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtarë në opinionin tuaj dhe si i keni lexuar deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët kanë qenë të ndarë?
E drejta ndërkombëtare është me shumë rëndësi, por s’do të thotë që janë perfekte. Ajo çka ka bërë Amerika mund të ketë dëmtuar ligjin ndërkombëtarë, por në fund të fundit është dashur të bëhej diçka sepse për shumë kohë këto dëme kanë qenë të vazhdueshme nga Venezuela. Gjithashtu SHBA ka interesa të ndryshme në Venezuelë. Arena ndërkombëtare punon me interesa dhe të drejtat janë josekondare. OKB tani do të dalë me një vendim. Ajo çfarë pres është që gjykata ndërkombëtare e krimit është që Maduro të shfaqet bë Hagë për krimet ndërkombëtare që ka bërë. Është me rëndësi që SHBA të punojë me aleatët në BE.
-Z. Xhymshiti, reagime kemi pasur edhe nga krerët e shtetit në Kosovë dhe në Serbi një koment për qëndrimin e tyre dhe si është e mundur nuk kemi reagim nga shteti shqiptar?
Përderisa reagimi i Kurtit ka qenë i qartë ne kemi një reagim të çuditshëm, por të prishëm. Reagimi i Tiranës është i sinkronizuar me Beogradin. Arsyeja ka të bëjë që Rama dhe Vucic janë të trishtuar nga reagimi i Trump për politikat e jashtme.
-Z. Shipoli, Trump ka paralajmëruar Kolumbinë dhe Meksikën se do të kenë të njëjtin fund nëse nuk i japin fund trafikut të drogës, si e shihni këtë deklaratë, a mund të ndërhyjë Trump edhe në këto shtete?
Mund të ndërhyjë. A duhet të ndërhyjë? Në libër ne themi më mirë të ketë demokraci, por në fakt është dhe politika reale. Nëse Kolumbia dhe shtete të tjera e dëmtojnë interesin e SHBA, atëherë dikush duhet të bëjë diçka. Opsioni më i mirë duhet të ishte siç SHBA ku bashkë me aleatët të ndërhynin në Ish-Jugosllavi. Nuk besoj që do të shkojë deri aty, sepse ashtu funksionon politika ndërkombëtare.
-Sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara cila është procedura që ndiqet për gjykimin e Maduros keni informacion?
Xhymshiti: Maduro është në SHBA, kështu që çdo gjë do të aplikohet në sajë të ligjeve të SHBA. Presidenca e Maduros në Venezuelë do të ishte e pamundur të zhvillohej një gjyq siç duhej.



