
Tashmë dihet botërisht se objektivat kryesorë të Real Madridit për të përforcuar repartin e avancuar janë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe të cilët javë pas javë s’njohin asnjë limit në lidhje me progresin në skuadrat respektive si Borussia Dortmundi dhe Paris St Germain .
Statistikat bombastike të tyre janë një indikator se i pret një e ardhme e shkëlqyer në kontinentin e vjetër dhe ‘’ Galaktikët ‘’ sigurisht nuk pranojnë të ndalen deri në momentin e transferimit të njërit prej tyre në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Në rastin e polakut mund të thuhet se është alternativa e tretë e shqyrtuar nga Carlo Ancelotti që kërkon të ketë lojtarë cilësorë në skuadër të cilët janë ekspertë të shënimit të golave dhe bomberi i Bayern Munchen e plotëson kërkesën e italianit.
Favori i kryeqytetasve është se 33 vjeçari ka deklaruar prej kohësh se e ka përfunduar ciklin tek bavarezët me të cilët ka shijuar trofe të shumtë si : 7 Bundesliga , 3 Kupa të Gjermanisë dhe 5 Superkupa dhe natyrisht që Real Madridit nuk i kanë shpëtuar këto statistika mbresëlënëse që lënë vend për entuziazëm .
Megjithatë problemi i ‘’ Los Merengues ‘’ në këtë mes është se sulmuesi shtatlartë e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023-shit në ‘’ Allianz Arena ‘’ e cila i krijon të drejtën gjigandëve të Bundesligës të pretendojnë sadopak fuqizimin e arkave për lojtarin më të mirë të Julian Nagelsmann .
Në lidhje me Robert Lewandovskin , Real Madridi ndodhet midis dy zjarresh sepse pavarësisht se është një garanci absolute për shënimin e golave , i mbeten edhe pak vite në elitën e futbollit europian dhe duke e analizuar në këtë prizëm, drejtuesve do ti duhej të kërkonin alternativa të tjera për të riparuar problematikat në majën e sulmit.
24 gola dhe 2 asiste në 18 ndeshjet e sezonit aktual jo vetëm që e shtojnë kërkesën e klubeve ndaj lojtarit të mirënjohur por e vënë në qendër të vëmëndjes duke i krijuar automatikisht një privilegj Bayern Munchen dhe trainerit Julian Nagelsmann i cili mund të vijojë i qetë punën sepse e di se në çdo ndeshje një lojtar i kalibrit të tillë është i destinuar për të qenë protagonist absolut.



