
Botërori i Katarit , i parashikuar ti hapë dyert në 20 nëntor , do të jetë një provë force për shumë lojtarë të njohur dhe jo vetëm .
Sigurisht ato më të spikaturit do të marrin më shumë vëmëndje dhe emri i portierit David De Gea po përflitet shumë në javët e fundit.
Spanjolli ende nuk e ka të sigurtë vijimësinë në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe drejtuesit e Manchester United kanë marrë një vendim llogjik i cili lidhet me paraqitjet e ishi-t të Atletico Madridit në këtë eveniment .
Deri në këtë moment 31 vjeçari nuk përfshihet në listën paraprake të Luis Enriques por paraqitja e shkëlqyer në ndeshjen e fundjavës kundër West Hamit lë vend për një analizë më të detajuar nga numri një i ‘’ La Furia Rojas “ .
David De Gea ka marrë duartrokitjet e Erik Ten Hag pasi pritjet shpëtimtare i dhanë tre pikët ‘’ The Red Devilsave ‘’ kundër kryeqytetasve , trainer i cili është shprehur me superlativa për gardianin e tre shtyllave :
“ Besoj se mund të përmirësohet me kalimin e kohës dhe deri më tani është paraqitur shumë mirë ‘’ , përfundoi hollandezi.
Sigurisht kemi të bëjmë me një portier me shumë eksperiencë , i cili mund ti shërbejë në të ardhmen një ndër klubeve më të famshëm në Angli dhe jo vetëm dhe gjithashtu ish kampionëve të botës dhe Europës .



