U akuzuan për korrupsion, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm

U akuzuan për korrupsion, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, janë shpallur të pafajshëm, për çështjen e mashtrimit, që kishte nisur nga viti 2015.

Gjykata Penale Federale e Bellinzonës, ka vendosur të shpallë të pafajshëm dy të pandehurit, të cilët akuzoheshin për korrupsion në institucionet më të larta të futbollit në botë.

Platini ishte akuzuar se kishte shkelur ligjin duke marrë pjesë ilegalisht në vendimmarrjen e autoritetit më të lartë futbollistik botëror gjatë kohës kur mbante postin e presidentit te UEFA-s. Bashkëpunimi me Sepp Blatter kishte bërë që dyshja të përfitonte disa miliona euro nga lobimi në evente të ndryshme dhe përcaktimi i vendeve ku do të mbaheshin kompeticionet të cilat ata i kishin në përgjegjësi. Këto akuza të ngritura nga viti 2015, tashmë hidhen poshtë nga vendimi i gjykatës që i ka shpallur të pafajshëm si Blatter ashtu edhe Platini.

Duke folur për këtë, Blatter nguli këmbë duke thënë se është i pafajshëm. “Nuk jam i pafajshëm në jetën time, por në këtë çështje jam”, tha Blatter.

Në krahun tjetër, mjaft i lumtur u shfaq edhe Platini, i cili tha se drejtësia u vendos në vend.

Në lidhje me vendimin e trupës gjykuese dua të them se këtë mëngjes kam përjetuar lumturinë time dhe gjithë të dashurve të mi për faktin se më në fund drejtësia u vu në vend. Ky vendim i jep fund 7 viteve me shpifje dhe manipulime që janë bërë kundër meje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy