
Opinionisti Dritan Stoka, në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se Tirana e meritoi titullin kampion, por shtoi se rivalët nuk ishin në nivel.
Ai deklaroi se Partizani është penalizuar nga arbitrat këtë sezon dhe në “Elbasan Arena” pas derbit, policia duhet të arrestonte dy arbitrat, Hamitin dhe Jorgjin dhe jo tifozët.
I pyetur për javët e mbetura, Stoka deklaroi se Tirana duhet të luajë ndershëm, ndonëse dyshon se kjo mund të ndodhë.
Tirana këtë vit e meritoi titullin kampion. Rivalët për titull, nuk ishin në nivelin e tyre. Faji ishte edhe i joni, si Partizan nuk treguam formën e tanishme që në fillim. Ndeshja me Partizanin, e pamë atë që bënë arbitrat. Nuk e kuptoj se arbitrat e bëjnë këtë me Partizanin.
VAR-in e bëjnë njerëzit. Kur shkojnë jashtë, ata arbitra bëjnë mirë, këtu janë me telekomandë. Ata arbitra i kemi çuar në Prokurori, për atë që i kanë bërë Partizanit. Në vend që në “Elbasan Arena” të arrestoheshin Hamiti dhe Jorgji, policia arrestoi tifozët e Partizanit.
Tirana duhet të luajë ndershëm deri në fund. Unë dyshoj, por të shikojmë. Teuta e ka të vështirë për Europën. Të shikojmë çfarë ka menduar Federata për skuadrat që do të dërgojë në Europë.



