Martini: Ndeshja më e keqe në 10 sfidat e fundit, barazimi me Tiranën është si fitore

Martini: Ndeshja më e keqe në 10 sfidat e fundit, barazimi me Tiranën është si fitore

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas barazimit me Tiranën.

Tekniku i durrsakëve, e quan pikë karakteri atë ndaj Tiranës, duke thënë se është si fitore, për moralin.

Sa i përket sfidës, Martini deklaroi se ishte ndeshja më e keqe nga 10 të fundit.

Është ndeshja më e keqe që kemi bërë në 10 ndeshjet e fundit. Në pjesën e parë, lamë Tiranën të qarkullojë topin. I dhamë superioritet numerik. Pësuam gol nga distanca, duhet të ishim më të kujdesshëm. Në pjesën e dytë, ndryshuam në 3-5-2. Pësuam një gol shpejt, që na uli 10-15 minuta, më pas ekipi luajti gjithçka për gjithçka.

Barazuam dhe është një pikë si fitore. Në këto kushte, është shumë e rëndësishme ana psikologjike. Është pikë karakteri dhe si fitore. Duhet të rrisim lojën. Llocit i thashë bravo dhe të vazhdojë kështu. Është lojtar i ri dhe tregoi veten se është i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Problemi i ekipit është ana psikologjike. Skuadra ka luajtur çdo ndeshje e barabartë me kundërshtarët, por fati nuk ka qenë me ne.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy