Henderson në orbitën e Arsenal

Henderson në orbitën e Arsenal

Rrugët e Liverpoolit dhe   Jordan Henderson janë distancuar shumë në kohët e fundit .  Prej 10 vitesh tashmë anglezi konsiderohet lideri i mesfushës së ‘’ The Redsave ‘’ por mungesa e akordit ka krijuar një lloj mëdyshje për qëndrimin në mitikun ‘’ Anfield Road ‘’ .  Ky lajm mesa duket ka gëzuar pa masë rivalët e Arsenalit të cilët sipas SkySports  kanë pranuar plotësimin e   kërkesave  të 31 vjeçarit dhe e kanë detyruar   Jordan Henderson për ta menduar të ardhmen larg Liverpoolit .   

Traineri i ‘’ Topchinjve ‘’ Mikel Arteta e shikon si një vlerë të shtuar  transferimin e ishi-t të Sunderlandit në ‘’ Emirates ‘’ për arsye se është një lojtar me shumë eksperiencë dhe influenca e tij mund ta përmirësojë rendimentin e mesfushës i cili është penalizuar nga paraqitjet e dobëta të Thomas Partey-t .  

Fakti se për herë të parë  pas shumë vitesh s’kanë mundur të sigurojnë një vend në Europë i ka detyruar drejtuesit e  ‘’ The Gunnersave ‘’ të shtojnë intensitetin në merkato sepse sezoni i kaluar është konsideruar  si një ndër më të vështirët për londinezët .  

Një aspekt  që ndoshta do të binte ndesh me dëshirën e Arsenalit është reagimi i Liverpoolit sepse nëse do ti jepnin dritën jeshile këtij operacioni do të përforconin rivalët  direktë  në Premier League , hap që do të konceptohej si  një autogol për skuadrën e Jurgen Klopp.   

Kalimi nga Sunderland tek Liverpooli i ka mundësuar shpalosjen e potencialit  në një ndër skuadrat më të famshme në rang botëror me të cilën është shpallur fitues i disa trofeve të rëndësishëm si në nivel kombëtar ashtu edhe në ndërkombëtar si Kupa e Ligës ,  Premier League , Champions League , Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve .

Sezonin e kaluar e finalizoi me 28 ndeshje  dhe 1 gol por   tashmë ka mbi tavolinë një ofertë  tërheqëse nga një skuadër që pretendon rikapjen e  majave në sezonin vijues .

 

           

 

 

 

 

 

                       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy