Dinamo ka bërë goditjen e fundit për merkaton e janarit, teksa ka marrë një sulmues.
Bëhet fjalë për Arbër Mehmetllari, i cili do të luajë i huazuar te blutë deri në fund të sezonit dhe më pas do të rikthehet te Lokomotiva e Zagrebit, që zotëron edhe kartonin e tij.
Një afrim i rëndësishëm në sulm për Dinamon, pikërisht aty ku ka pasur probleme deri tani. 21-vjeccari e njeh mirë kampionatin, për shkak se në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Bylis dhe Luftëtarit, ndërsa është gjithashtu pjesë edhe e Kombëtares U-21.



