Juventusi, firmos me talentin e Bayern Munchenit

Juventusi, firmos me talentin e Bayern Munchenit

  Në orët e fundit të merkatos së janarit drejtuesit e Juventusit kanë bërë një goditje.

Firmosja me Adin Licinan, një talent i akademisë së Bayern Munchenit tregoi edhe njëherë forcën e tyre gjatë kësaj periudhe.

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, 19 vjeçari është një element i cili mund ti japë ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ shumë në të ardhmen i cili luan si mesfushor i avancuar. 

Malazezi spikat për leximin e saktë të lojës, teknikën dhe depërtimin në hapësirat e ngushta, me anë të cilit i krijon shpeshpherë probleme rivalëve. 

Në ‘’ Allianz Stadium ‘’ fillon një eksperiencë e re për të në karrierë, sigurisht tek ish rekordmenët e Serisë A. 

Adin Licina performon edhe në kategorinë e moshave tek kombëtarja e Gjermanisë dhe para fillimit të sezonit fazën përgatitore e zhvilloi me ekipin e parë të Bayern Munchenit. 

Referuar marrëveshjes gjermanët kanë siguruar 30 % e kartonit të tij ndërsa juventinët kanë investuar për pjesën tjetër. 

Seria A, sidomos një ekip elite i ofron ambjentin e përshtatshëm Adin Licinas i cili konsiderohet nga ekspertët një ndër talentët më të spikatur momentalisht në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy