Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Dinamos.
Tekniku i krutanëve, u shpreh se skuadra e tij ka më shumë nevojë se kundërshtari për pikët.
“Ka qenë një javë shumë e mirë, kemi punuar me intensitet. Kemi vërejtur disa gabime që shfaqëm javën e kaluar. Ekipi është mirë, dëmtime nuk kemi, jemi shumë mirë dhe në tonus për këtë ndeshje.
Ne kemi më shumë nevojë për pikë. Pa diskutim që të gjithë ndeshjet në Superiore janë të vështira. Të gjithë ekipet janë profesioniste, kanë lojtarë të mirë, punojnë në mënyrë profesionale. Shpresoj dhe besoj që ta ekzekutojmë mirë këtë ndeshje, dhe të jemi në ekuilibër gjatë gjithë kohës. Besoj që me agresivitetin që na karakterizon në të dyja fazat e lojës do të dalim me rezultat pozitiv.
Patjetër që do të ndikojë largimi i tij. Prodani ishte lojtar i rëndësishëm i ekipit të Kastriotit, dhe i uroj suksese.
Ndeshjet tona brenda quhen ndeshjet në fushën asnjanëse të Kamzës. Ne jemi Kastrioti, dhe brenda kemi qytetin e Krujës. Besoj se ky fakt nuk vlen fare, qoftë për ne dhe për çdo ekip të Superiores, ndeshjet brenda apo jashtë”, u shpreh Çela.



