
Pavarësisht tentativave të dështuara në të kaluarën, drejtuesit e Interit shpresojnë se mund ta transferojnë Anthony Martial në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ gjatë kësaj merkatoje dimërore.
Simone Inzaghi beson në potencialin e francezit dhe Beppe Marotta po i lëviz me shpejtësi gurët për ta përfunduar këtë çështje në kohën e mbetur.
Zikaltërit kërkojnë të shtojnë forcat në metrat e fundit dhe konsiderojnë se 28 vjeçari mund të jetë një ndihmë për arritjen e objektivave deri në fundin e sezonit.
Megjithatë, me rëndësi për tu përmendur është se si do të vijojnë negociatat ndërmjet drejtuesve respektivë, të cilat do të jenë vendimtare për transferimin e ishi-t të Monacos tek ish kampionët e Serisë A.
Në sezonin aktual Anthony Martial është aktivizuar në 19 sfida me Manchester United, të shoqëruara me 2 gola dhe 1 asist.



