
Alvaro Morata mund të mbyllë aventurën me Juventusin që në janar, për të vazhduar karrierën në La Liga.
Bardhezinjtë nuk kanë ndërmend ta blejnë kartonin e spanjollit nga Atletico Madrid dhe për këtë arsye janë të gatshëm ta lënë të lirë që të janar. Morata mund të vazhdojë karrierën te Barcelona, teksa thuhet se ka dhënë dritën jeshile për të kaluar në “Camp Nou” dhe akordi duket pranë.
Kështu Juventusi ka filluar të lëvizë, për të gjetur një sulmues dhe alternativat nuk mungojnë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, italianët kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Liverpool, Divock Origi. Ky i fundit nuk ka gjetur shumë hapësira te skuadra e Klopp dhe mund të pranojë të kalojë në Torino.
Alternativa të tjera për sulmin e Juventusit janë edhe Edison Cavani me Mauro Icardin.



