
Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet Klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë. Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë me objektivin e qartë, për të marrë 3 pikët.
Pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes këtyre dy skuadrave.
Të dyja skuadrat vijnë me moralin e lartë, pasi në javën e kaluar, Tirana mposhti Egnatian, ndërsa Vllaznia triumfoi ndaj Kukësit.
Mungesa e madhe për shkodranët, do të jetë Liridon Latifi, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit, por edhe Hakaj, ndërsa te bardheblutë, mungon vetëm Husein.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Përgjoni, Aleksi, Limaj, Kallaku, Ismajlgeci, Hasani, Xhixha.
Trajner: Orges Shehi.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Boshnjaku, Jonuzi, H.Marku, Heriç, Mala, Kaina.
Trajner: Mirel Josa.



