Rikthehet Superiorja, Shehi: Na duhen përforcime, Lushkja nuk debuton me Laçin

Rikthehet Superiorja, Shehi: Na duhen përforcime, Lushkja nuk debuton me Laçin

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme me Laçin, të cilën e quaji të vështirë.

Shehi deklaroi se Tiranës i duhen përforcime në merkato, ndërsa zbuloi se Lushkja nuk do të debutojë nesër me Laçin.

Kemi afruar lojtarë, si Lushkja që tashmë ju e dini, por nuk është gjendjen e tij më të mirë kështu që nuk do të jetë i gatshëm për nesër. Të gjithë e dinë që Laçi është një kundërshtar që këto vitet e fundit është sipër në renditje, ekip që është prezent në Kupat e Europës, të imponon respekt dhe kujdes. Kjo ndeshje vjen pas një pauze, ata kanë luajtur mirë në tre ndeshjet e fundit përveç asaj me Kukësin. Na pret sfidë e vështirë nesër.

Duhet të përforcohemi sepse realisht kemi nevojë dhe jemi në një mendje me drejtuesit. Ky ekip ka lojtarë cilësorë në gjirin e vet, Xhixha dhe Deliu janë ata që kanë qenë më afër me Laçin, por në merkato dhe dinamikë lojtarët ndryshojnë. Rasti i Xhixhës është një situatë e përjetuar nga ne me Taulantin. Një lojtar që bën mirë, që është në qendër të kampionatit dhe golashënuesi i ligës. Natyrisht që do të ketë oferta në çdo moment dhe përderisa merkatoja ka dinamikë të veçantë gjithçka mund të ndodhë, por për momentin ai është tek ne dhe i fokusuar tek ekipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy