Dusan Vlahovic, u transferua te Juventusi një vit më parë, pasi kishte treguar paraqitje shumë të mira me Fiorentinën në Serie A.
Interesimet për sulmuesin ishin të shumta, por Juventusi u tregua më i shpejtë për të arritur një marrëveshje.
Pavarësisht se ka vetëm një vit te bardhezinjtë, përsëri interesimet për serbin vazhdojnë.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Vlahovic ndihet me interes nga dy klubet londineze, Chelsea dhe Arsenali.
Madje thuhet se Arsenali do të provojë ta afrojë që në merkaton e janarit, duke parë edhe dëmtimin e Gabriel Jesus.



