Arsenali interesohet për Gabriel Jesus

Arsenali interesohet për Gabriel Jesus

 E ardhmja e Gabriel Jesus në ‘’ Etihad Stadium ‘’ nuk është e sigurtë sidomos pas interesit të Manchester City-t për Erling Haaland , të cilin e ëndërron prej kohësh .

Brazilianit i është hapur dera e largimit nga ‘’ Qytetarët ‘’ me të cilët kontrata mbetet e vlefshme deri në 2023-shin por sipas ‘ The Athletic ‘ , Arsenali e vlerëson shumë për ofensivën dhe  tashmë ia ka bërë me dije drejtuesve të bardhekaltërve . 

Ishi i Palmeiras u tentua edhe nga Barcelona por si duket ‘ Topchinjtë ‘ janë të avantazhuar për perlën e Brazilit i cili e vlerëson transferimin në ‘ Emirates ‘ me qëllimin e  aktivizimit më shumë minuta dhe të përgatitet për Botërorin e Katarit që është pas dere, me një kombëtare  që konsiderohet një ndër pretendentet për të rikthyer titullin në Brazil.

Ky sezon pavarësisht suksesit të djemve të Pep Guardiolas, nuk mund të përkufizohet edhe aq rezultativ në aspektin personal sepse  Gabriel Jesus numëron vetëm 7 gola dhe 11 asiste në 34 sfida dhe sidomos pas transferimit të Julian Alvarezit shanset për të qenë titullar janë reduktuar ndjeshëm .

  Në Londër po përjetohet një situatë e ngjashme dhe Mikel Arteta kërkon të formojë një dyshe shumë interesante në ofensivë me Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinellin për të ndryshuar historinë e 13 herë kampionëve të Premier Leagues të cilët rrezikojnë gjithmonë pjesëmarrjen në Champions League. 

‘’ The Gunners ‘’ janë shumë larg sukseseve të së kaluarës dhe kjo gjendje e rënduar ndikon edhe në rendimentin e lojtarëve në fushë por merkatoja shikohet si shpëtimi i vetëm për këtë ekip që s’po e ngren dot kokën.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy