
Largimi i Antoine Griezmann në përfundimin e sezonit do të lërë një boshllëk në ofensivën e Atletico Madridit.
Diego Simeone dhe bordi drejtues po lëvizin me shpejtësi për të transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ një lojtar që jep garanci.
Në fakt ishi i River Plates e ka gjetur dhe flitet për Lautaro Martinez.
Ylli i Interit mund të ndryshojë shumë shpejt destinacion duke qenë se gjithmonë e ka pëlqyer kampionatin spanjoll, një ndër më të bukurit në botë.
‘’ El Cholo ‘’ beson tek aftësitë e 28 vjeçarit, një element shumë kompetitiv, i sikletshëm për çdo rival dhe nuhatës shumë i mirë goli.
Aktualisht golashënuesi nga Bahia Blanca konsiderohet ndër më të mirët në botë, deçiziv edhe tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’.
Pas tetë sezoneve në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ ndoshta La Liga do të jetë prova e rradhës për Lautaro Martinezin, i cili në sezonin aktual ka kontribuar me 22 gola dhe 6 asiste në 40 sfida tek ish fituesit e Champions Leagues.



