Triumf pas penalltive, Leverkusen fiton Superkupën e Gjermanisë

Triumf pas penalltive, Leverkusen fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayer Leverkusen fitoi Superkupën e Gjermanisë. “Aspirinat” triumfuan ndaj Stuttgart, pas penalltive.

Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim 2-2. Kampionët e Gjermanisë, e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Boniface në minutën e 11-të, por Stuttgart barazoi shifrat pas vetëm 4 minutash me Millot.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në minutën e 63-të, realizoi të dytin, duke përmbysur rezultatin.

Në minutën e 88-të, Schick ia doli të barazojë shifrat, duke e dërguar ndeshjen te penalltitë, aty ku skuadra e Alonsos ishte më e saktë, duke shënuar në të gjitha gjuajtjet, për të marrë në fund Superkupën dhe për ta nisur sezonin me një trofe të fituar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy