
Komentatori Kristo Thoma dhe reporteri i MCN TV Edi Hajdini komentuan nga edicioni i lajmeve të MCN TV ndeshjen e një nate më parë Shqipëri-Angli, ku kombëtarja jonë pësoi një humbje të thellë 0-5.
Thoma i cili nga Anglia komentoi ndeshjen tha se as vetë tifozët anglezë nuk e prisnin një rezultat të tillë. Sipas tij dominimi i Anglisë që në minutat e para çoroditi skuadrën tonë kombëtare duke e bërë atë të dorëzohej mendërisht. Ndërkohë që Hajdini u shpreh se përballja me Anglinë u mbajt ndërkohë që skuadra jonë kishte minutazh të pakët aktivizimi.
Intervista:
Kristo si ishte të komentoje nga Uembli,në prani të një numri të madh tifozësh të kombëtares sonë një ndeshje që për fat të keq përfundoi në ato shifra të thella.
Thoma: Ndjesia ishte shumë e madhe. Kishte shqiptarë me banim në Europë, Angli dhe nga SHBA. Kjo të ngjallte emocion. Gjithçka në fillim dukej disi optimiste. Askush nuk priste një paraqitje të tillë nga kombëtarja.
Edi, mund të kishim bërë më shumë apo ndeshja u duk si do shkonte pas dëmtimit Kejdi Bare dhe Marash Kumbulla?
Hajdini: Nuk mendoj se këto dy zëvendësime kanë ndikuar tek rezultati i ndeshjes pasi diferencat edhe me ta kanë qenë të mëdha. Ata erdhën në këtë takim me minutazh të pakët aktivizimi. Ajo që më le shije të keqe është rikthimi pas. Kjo kombëtare e ditës së djeshme mund të them e shpëtoi arbitri sepse mund të kishte qenë edhe më e thellë që u dominua frikshëm nga Anglia. Nuk mendoj se Bare dhe Kumbulla ishin problem. Ramadani tregoi se Reja nuk kishte bërë zgjedhjen e duhur. Bajrami mbeti zhgënjimi më i madh. Ishte fajtor për të paktën për 1 prej golave dhe inekzistent në fushën e lojës. Kjo lë shije të hidhur.
Prej disa vitesh që ke ndjekur dhe komentuar skuadrën tonë, çfarë kishte ndryshe kjo përballje dhe sa e ka dëmtuar atë imazh të krijuar veçanërisht pas fitoreve me Hungarinë
Thoma: Për imazhin duhet pritur. Është një njollë dhe tifozët më shprehën habinë nga ajo Shqipëri. Kjo duhet studiuar nga kombëtarja. Ishte përballje e fortë. Ishte fillimi i fortë i Angli dhe skuadra jonë u çorodit dhe e humbi fillin e lojës.
Reja tha para ndeshjes se do kthehet me 3 pikë. Qëndrimi i Resë ka qenë i tij apo i komanduar?
Thoma: Ndjesia ime është se është e tija personale. Ndoshta ka dashur të mbajë të karikuar lojtarët. Ndoshta karikimi nuk funksionoi dhe lojtarët tonë u dorëzuan mendërisht.
Mendoni se ka gjëra që nuk shkojnë në këtë kombëtare?
Thoma: Ka kohë që Broja diskutohet në ambientin sportiv. Nuk mendoj se ka një çështje mes trajnerit dhe lojtarit. Por ai është ende djalosh që ka nevojë të kuptojë shumë situata. Broja ka qenë dje i paaktivizuar për shkak të dëmtimit. Nuk besoj të ketë një çështje.
Edi, të hënën luajmë me Andorën. Si mendon se do shkoje ndeshja?
Hajdini: Në letër ne jemi favoritë për ta fituar këtë ndeshje. Me Andorën për mungesë vëmendje kemi marrë edhe një barazim. Në momente që nëse nuk shënojmë në minutat e para skuadra jonë do nervozohet, por shija e Anglisë
Duhet të largohet Reja?
Hajdini: Nuk mohohet puna e tij, por projekti i tij ka qenë kualifikimi për 2024-ën. Nëse Reja do vazhdojë me problematikat me lojtarët do bëjë mirë të hapë krahun. Por unë personalisht jam për një trajner shqiptar.



