UEFA tregohet “zemërgjerë”: Asnjë masë ndëshkuese për 12 klubet e Superligës

UEFA tregohet “zemërgjerë”: Asnjë masë ndëshkuese për 12 klubet e Superligës

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të vendosur mbi fatin e gjigandëve të futbollit, që tentuan të krijonin Superligën.

Në fund të diskutimeve, Komiteti ra dakord që të mos merret asnjë masë për 12 klubet që pranuan të ishin pjesë e Superligës Europiane.

Më herët Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i kërcënoi klubet me përjashtim, pas zyrtarizimit të marrëveshjes së tyre të dielën, por dështimi i menjëhershëm i këtij projekti bëri që pozitat të lëkundeshin.

Ndërkohë, në mbledhje u diskutua edhe mbi formatin e ri të Champions League me 36 skuadra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy