
Ish-portieri Gianluigi Buffon, ka folur për sezonin e ri të Serie A, që nis rrugëtimin ditën e sotme.
Sipas tij, favoritë për titullin janë Napoli, Juventusi dhe Interi, duke lënë kështu pas Milanin, pavarësisht merkatos që kanë bërë kuqezinjtë.
Napoli, Interi dhe Juventusi janë favoritë për titullin kampion. Pas tyre është Milani, i cili më intrigon shumë, më pas Lazio dhe Roma. Juventusi? Fakti që nuk duhet të luajë kupat mund të jetë një faktor përcaktues në planin afatgjatë.
Shpresoj që skuadra surprizë të jetë Atalanta, më pëlqen filozofia e Gasperinit. Kujdes edhe për Fiorentinën dhe Bologna.



