Një grup prej rreth 70 tifozësh spanjollë të Real Sociedad që ndodheshin në një klub në "Via Leonina", në qendër të Romës, mbrëmjen e djeshme u sulmuan nga rreth 80 persona, që dyshohet të jenë ultras të Lacios.
Tre u plagosën me plagë me thikë. Agresorët u larguan kur mbërriti policia, raporton agjencia "Ansa".
Objektet e përdorura në sulm janë sekuestruar në vendngjarje.
Janë disa të identifikuar. Hetimet po vijojnë edhe me marrjen e pamjeve nga sistemet e vëzhgimit të qytetit.



