Manchester City pëlqen Sergio Ramos

Manchester City pëlqen Sergio Ramos

Ashtu siç e ka komunikuar disa ditë përpara , Sergio Ramos do të largohet nga Real Madridi  gjatë merkatos . Për spanjollin u përfol shumë  për rikthimin në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ por për një legjendë të tillë ishte llogjike që skuadra me emër do të shpallnin kandidaturat .  Flitet për Manchester City-n e Pep Guardiolas që kërkon një zëvëndësues për Eric Garcian pa harruar se edhe Aymeric Laporte mund të jetë i larguari i rradhës nga ‘’ Etihad Stadium ‘’.     Me të marrë vesh këtë lajm  edhe  Sevilla , Manchester United dhe Paris St Germain kanë hedhur grepat për të pasuruar organikën me një element të tillë që do ti garantonte shumë eksperiencë prapavijës .   

Pavarësisht se tashmë është drejt varjes së këpucëve në gozhdë , 35 vjeçari gëzon një formë brilante  dhe  parashikohet se mund të vazhdojë me dhënien e kontributeve edhe për disa vite në nivele të larta .   Nëse rikthehemi paksa në restrospektivë  kërkesat ekonomike të Sergio Ramos  prej 12-15 milionë eurosh në sezon  u cilësuan të tejkaluara nga drejtuesit e ‘’ Los Blancos ‘’ por  në rastin konkret  interesi i  anglezëve thekson qartazi se nuk e kanë aspak problem  sepse krerët e presidencës janë shumë të fuqishëm ekonomikisht  dhe investimi për spanjollin është krejtësisht i justifikueshëm .

 Sezoni për Manchester City-n nuk përfundoi ashtu siç duhet sepse humbja e Champions Leagues i ka shkaktuar shumë dhimbje koke Pep Guardiolas dhe kërkon ta hedhë pas krahëve  me  ndërhyrjet në merkato  për të evituar gabimet në metrat e fundit të sezonit .  

Në të shumtat e rasteve karriera brilante e lojtarëve me emër ia ka mbajtur hapur  derën për të mos e humbur protagonizmin e mëparshëm në lidhje me kualitetin dhe Manchester City është një skuadër që i ofron garancinë absolute andaluzit për të mos e ndalur vrullin drejt suksesit .   

Eksperienca 16 vjeçare  me ‘’ Galaktikët ‘’ e ka shëndërruar në një idhull të tifozerisë vendase  , dhe e ka mbyllur atë me 671 ndeshje ,  101 gola dhe 39 asiste .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy