
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, deklaroi se lojtarët e Shqipërisë, ishin disi nervozë përe debutimin në Europian.
Sipas tij, ndaj Italisë ishte ndeshje e vështirë, për shkak të lojtarëve në përbërje. Silvinjo, ndër të tjera theksoi se kuqezinjtë u kthyen shumë në mbrojtje, por mund të kishin barazuar në fund me Manajn.

Ishim disi nervozë në lidhje me debutimin. Nuk ishte e lehtë, pasi është vetëm Europiani i dytë për ne dhe jemi një skuadër e re. Ishte e vështirë të mbanim nën kontroll mesfushorë si Barella dhe Jorginho.
Gjithsesi, ne mbetëm në lojë dhe rrezikuam të barazonim në fund më Manajn. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, u përballëm kundër një ekipi të madh.
Mund të kisha shtuar një mesfushor tjetër, por gjithsesi do të ishim tërhequr në mbrojtje. Ishte shumë e vështirë për ne të riniseshim dhe të dilnim në kundërsulme, u kthyem shumë në mbrojtje. Të gjithë ata që u futën nga pankina, bënë shumë mirë.



