
Folarin Balogun vijon të jetë në fokusin e disa skuadrave në këtë merkato verore. Në dijeni të kësaj situate , drejtuesit e Arsenalit kanë vepruar me shpejtësi duke përcaktuar çmimin për largimin e sulmuesit , i cili arrin 50 milionë eurot. Sipas ‘ RMC Sport ‘ , në të kaluarën 22 vjeçari ishte fare pranë kalimit tek Interi por tanimë Monaco parashikohet se do të jetë destinacioni i ardhshëm i tij. Besohet se ditët vijuese do të jenë përcaktuese për të ardhmen e amerikanit, lojtar i huazuar tek Reims në sezonin e shkuar. Në këtë merkato verore ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë dhënë maksimumin për tu përforcuar , objektivi i të cilëve është rikthimi tek trofetë e rëndësishëm, të cilët mungojnë prej shumë vitesh në të famshmin ‘’ Emirates ‘’.



