Real Madridi, objektiv tek Shamrock Roversi

Real Madridi, objektiv tek Shamrock Roversi

Një ndër objektivat e drejtuesve të Real Madridit si në çdo merkato është pa dyshim transferimi i talentëve.

Ndër vite ‘’ Galaktikët ‘’ kanë patur sukses në lidhje me këtë aspekt dhe tanimë objektivi i rradhës aktivizohet tek irlandezët e Shamrock Rovers.

Sipas ‘’ Irish Mirror ‘’, Naj Razi ka tërhequr vëmëndjen e spanjollëve që në kohën kur po zhvillonte Europianin e moshave me Irlandën.

Për 17 vjeçarin, kryeqytetasit s’do ta kenë të lehtë sepse edhe Arsenali dhe Chelsea po luftojnë për shërbimet e tij.

Për më tepër ky lojtar është grumbulluar me ekipin e parë në të kaluarën , pikërisht në një ndeshje të vlefshme për eleminatoret e Europa Leagues.

Për arritjen e marrëveshjes , drejtuesit e Real Madridit sigurisht po japin maksimumin për të evituar njëkohësisht rritjen e vlerës së kartonit të Naj Razit , fakt që mund ta vështirësojë kalimin në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në një të ardhme të afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy