
Kastrioti Dermaku ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme në Serie B, aty ku aktivizohet me skuadrën e Lecce.
Mbrojtësi i Kombëtares, u aktivizua nga stoli në minutën e 76-të ndaj Brescia dhe vetëm 5 minuta më vonë, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.
Pas një krosimi të Barreca nga e majta, Dermaku i ndodhur në zonë, gjuan bukur me kokë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Megjithatë goli i mbrojtësit shqiptar nuk mjaftoi që Lecce të merrte fitoren, pasi në minutën e 87-të Brescia barazoi shifrat në 1-1 me Bisiolin dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi më.
Ndërkohë ditën e djeshme, golin e ka gjetur edhe një tjetër shqiptar. Sulmuesi Giacomo Vrioni, i cili aktivizohet me Tirol në Austri, ka shënuar në Kupë ndaj LASK, në sfidën që skuadra e tij u mposht 2-1.



