Darwin Nunez, objektiv i Milanit

Darwin Nunez, objektiv i Milanit

Rikthimi i Massimilliano Allegrit në ‘’ San Siro ‘’ është konsideruar një ndër goditjet e drejtuesve të Milanit në këtë merkato.

Traineri italian fitoi Superkupën dhe Serinë A në të shkuarën dhe mund të lërë përsëri gjurmë tek shtatë herë kampionët e Champions Leagues. 

Mirëpo duke patur parasysh se jemi afër fillimit të sezonit të ri, ishi i Juventusit po i bën llogaritë mirë në këtë merkato verore për të qenë në lartësinë e duhur. 

57 vjeçari menjëherë e ka vënë theksin tek fuqizimi i metrave të fundit dhe një ndër të preferuarit e tij është Darwin Nunez. 

Sipas ‘ CalcioMercato.it’, uruguajani është prioritet për ‘’ Djallin ‘’, një ekip i cili pretendon të rikthehet në fronin e Serisë A dhe ta shtrijë protagonizmin edhe në Europë. 

Transferimi i Hugo Ekitikes në ‘’ Anfield Road ‘’ si duket ia ka hapur dyert e largimit nga ishi-t të Benfikës, i cili mund ta ndihmojë repartin e avancuar për të funksionuar ashtu siç duhet. 

Ndërkohë, duhet përmendur edhe fakti se komponenti i kombëtares ‘’ Charrua ‘’ përfiton rreth 8 milionë euro në sezon dhe anglezët paraprakisht kanë deklaruar se pretendojnë jo më pak se 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

 Kjo shifër për krerët e Milanit përbën një sfidë por s’mbaron me kaq sepse edhe disa klube në Arabinë Saudite kanë shprehur interes për golashënuesin. 

Në sezonin vijues fatkeqësisht kjo skuadër nuk do të marrë pjesë në Europë por besohet se me Massimilliano Allegrin në stol dhe transferimet cilësore në pjesën e mbetur të merkatos historia do të rikthehet në favorin e tyre sezonin vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy