Rezultatet negative sjellin nervozizëm në familje, Elkan i kërkon Agnelli-t të largohet nga Juventusi

Rezultatet negative sjellin nervozizëm në familje, Elkan i kërkon Agnelli-t të largohet nga Juventusi

Presidenti i grupit ‘Exor’, Xhon Elkan, i cili është kushëri i presidentit të Juventusit Andrea Agnelli, njëkohësisht edhe investues në klubin bardhezi, i ka kërkuar këtij të fundit që të heqë dorë nga ‘zonja e vjetër’. 

Kjo për shkak se ai e konsideron Agnelli-n një person të butë për presidencën e Juventusit, pasi nuk e ka shkarkuar Pirlon, i cili si trajner i Juventusit ka marrë rezultate larg pritshmërive. ‘Agnelli duhet të marrë vendime të rëndësishme sepse ndryshe rrezikohet falimenti total’ mësohet të ketë thënë Elkan sipas gazetarit të ‘Sportmediaset’ Paolo Barxhixha.

“Je shumë i butë për presidencën e Juves. Është e kotë të vazhdosh me Pirlon, kur duket se gjërat kanë ngecuar. Më mirë të rinovojmë të gjithë stafin drejtues dhe eja merru me Ferrarin”, ka qenë ftesë në formë urdhri e Elkanit për Anjelin, ndonëse ky i fundit ka këmbëngulur se do ta çojë deri në fund këtë sezon, pas të cilit do të mund të marrë një vendim më të saktë mbi të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy