Conte në bisedime për të zëvendësuar Lopetegui si trajner i Real Madridit (VIDEO)

Conte në bisedime për të zëvendësuar Lopetegui si trajner i Real Madridit (VIDEO)

Antonio Conte është trajneri favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit pasi Julen Lopetegui pritet që të shkarkohet pas disfatës 5-1 nga Barcelona të dielën në “El Classico”.

Italiani, i cili u largua nga Chelsea në verën e shkuar pas dy vitesh në Stamford Bridge, është i gatshëm të marrë vendin e punës së Lopeteguit dhe të zhvillojë bisedime me presidentin e Real Madrid , Florentino Pérez.

49-vjeçari ka një mosmarrëveshje ligjore për të zgjidhur me Chelsean dhe, nëse kjo do jetë një pengesë, atëherë Reali ka shumë mundësi të rikthehet tek emri tjetër i cili është Santiago Solari.

Reali, megjithatë, mbetet i bindur se Conte do të jetë në gjendje të pranojë kërkesën e tyre dhe shpresojnë që të njoftojnë ndryshimin e trajnerit sa më shpejt.

Lopetegui, i cili zëvendësoi Zinedine Zidane në verë, pritej të largohej nga detyra e tij që javën e kaluar pas një humbje në shtëpi me Levanten, por qëndroi pas një fitorje të ngushtë 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve të martën .

Ditët e tij ishin numëruar pas humbjes së dhimbshme në Camp Nou të dielën, duke e lënë ekipin e tij në vendin e nëntë, shtatë pikë pas Barcelonës

Lopetegui, i cili u detyrua të largohet nga posti i tij si trajner i Spanjës pak ditë para nises së Kupës së Botës, pas ndeshjes kundër Barcelonës, tha:

“Jam i trishtuar, është një goditje e rëndë, por unë kam forcë për të vazhduar dhe besimin se gjërat do të përmirësohen”, deklaroi Lopetegu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy