Derbi londinez për Nico Williams

Derbi londinez për Nico Williams

Ecuria e Nico Williams me Athletic Bilbaon po i siguron pretendentë me kalimin e kohës.

Spanjolli e ka konsoliduar vendin e një titullari si tek vaskët ashtu edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ dhe në Premier League do të zhvillohet në vijimësi një derbi për shërbimet e tij.

Tottenham Hotspuri dhe Arsenali kanë nisur ofensivën për 22 vjeçarin, vlera e të cilit në merkato aktualisht i arrin 58 milionë eurot.

Drupal Ad

Mënyra se si e interpreton lojën sigurisht vijon të bindë, i cili spikat për triblimet dhe shpejtësinë, njëkohësisht konsiderohet shumë i rrezikshëm në duelet një kundra një.

Si ‘’ The Spursat ‘’ ashtu edhe ‘’ Topchinjtë ‘’ e kanë potencialin për ta përballuar peticionin e drejtuesve të ‘’ Los Rojiblancos ‘’, i cili me cilësitë që e karakterizojnë do të adaptohej pa shumë probleme në një kampionat shumë intensiv dhe kompetitiv siç është ai anglez.

Do të jetë një sfidë shumë e ashpër ndërmjet ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ dhe 13 herë kampionëve të Premier Leagues, për një ndër lojtarët më të spikatur të Europianit të Gjermanisë, determinant në metrat e fundit për skuadrën e Luis de la Fuentes.

3 ndeshje dhe 5 asiste numëron lojtari i lindur në Pamplona, i cili i ka qëndruar besnik gjatë karrierës Athletic Bilbaos por me kalimin e kohës ndoshta mund ta ndryshojë mendjen, pasi flitet për dy kandidatë potencialë për tituj në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy