
Prej kohësh tashmë drejtuesit e Barcelonës janë fiksuar me mesfushorin e Leipzigut Dani Olmo. Spanjolli e ka rritur shumë nivelin tek gjermanët dhe preferohet nga tekniku Xavi Hernandez .
Riparimi i çdo reparti është një prioritet për katalanasit të cilët po përjetojnë një sezon me ulje- ngritje dhe synojnë vazhdimësinë në rezultate dhe lojë në fazën e dytë , e cila do të jetë përcaktuese për fatet e tyre.
Kuq e blutë kanë përveshur mëngët për transferimin e 23 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ me objektivin e ndryshimit të performancës sepse kanë lënë për të dëshiruar në muajt e parë të sezonit për arsye edhe të largimit të Lionel Messit i cili e ka lënë tejet të varfër këtë skuadër .
Spanjollja ‘ Mundodeportivo ‘ ka raportuar se Dani Olmo është i preferuari i Xavi Hernandez për të lideruar mesfushën sepse është një lojtar tepër kreativ dhe efikas dhe do të furnizonte ashtu siç duhet shokët e tij për të mbërritur me shpejtësi tek golat.
Merkatoja e janarit do të jetë hapi i parë për Barcelonën për ta bindur talentin e ‘’ La Furia Rojas ‘’ të udhëtojë drejt Katalunjës dhe nëse s’do të ketë sukses do të vërë në dizpozicion të gjithë potencialin për ti vënë vulën kësaj çështje në verë .
Kërkesa e Leipzigut momentalisht nuk mund të përballohet ‘’ Los Cules ‘’ sepse fillon nga 75 milionë euro e sipër por favori i gjigandëve të La Ligas është se Dani Olmo nuk e ka përjashtuar asnjëherë rikthimin tek ‘’ Blaugranët ‘’ , fakt që i jep të drejtën të entuziazmohen sepse flitet për një lojtar shumë cilësor .
Në 6 takimet e para Dani Olmo ka ditur të komportohet me shumë profesionalizëm në terrenin e gjelbër duke rezultuar një ndihmë e vyer për shokët e skuadrës të cilët i janë bindur siç duhet urdhërave të trainerit Jesse Marsch.



