
Interi është në garë për titullin kampion, për të cilin do të luftojë deri në ndeshjet e fundit. Duke parë punën e shkëlqyer që trajneri Simone Inzaghi, drejtuesit po përgatisin edhe shpërblimin për të.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zikaltërit kanë gati rinovimin e kontratës me trajnerin deri në vitin 2025. Thuhet se palët kanë arritur marrëveshjen, me një pagë sezonale 5.5 milionë euro.
Përveç luftës për titull, Inzaghi në drejtimin e Interit fitoi Superkupën e Italisë, si dhe është kualifikuar në finalen e Kupës.



