
Shqipëria e 21-vjeçarëve do të zbresë ditën e sotme në fushë, aty ku do të sfidojë Çekinë, duke filluar nga ora 18:00.
Shpresat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Kuqezinjtë ndodhen në Grupin G së bashku me Kosovën, Çekinë, Anglinë, Slloveninë e Andorrën dhe mbajnë kreun e grupit me 3 pikë të grumbulluara pas vetëm 1 takimit të luajtur.
Për këtë takim, Bushi do të ketë në skuadër dhe dy lojtarët e Kombëtares A, Ernest Muçin dhe Mario Mitaj, të cilët e nisin nga minuta e parë sfidën e sotme.
Për sa i përket pjesës tjetër të titullarëve, në portë startin Alia, për ta vazhduar në mbrojtje me Pëllumbi, Selmani, Ismajlgeci dhe Mitaj. Më tej vazhdohet me Muccin, Markun, Ccelhaën, Laktin, Karricën dhe në majën e sulmit Mario Gjata.





