
Marko Asensio mund të vazhdojë karrierën te Juventusi në Itali. Sulmuesi i djathtë është në fund të kontratës me Real Madrid dhe pas përfundimit të sezonit do të ndryshojë ambient.
Interesimet për spanjollin nuk mungojnë, teksa thuhet se në garë është futur edhe Juventusi. Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Allegri dhe drejtuesit bardhezi pritet të nisin kontaktet në javët e ardhshme.
Më herët është përfolur se lojtari ka arritur një marrëveshje të fshehtë me Barcelonën, por diçka e tillë nuk u konfirmua kurrë.



