Asllani dhe Lukaku vishen zikaltër, Interi bën dy afrime të rëndësishme

Asllani dhe Lukaku vishen zikaltër, Interi bën dy afrime të rëndësishme

Interi vazhdon me përforcimet në merkato, për të bërë një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Mesfushori shqiptar, Kristijan Asllani dhe sulmuesi Romelu Lukaku, i janë nënshtruar vizitave mjekësore ditën e sotme.

Të dy lojtarët, pritet të zyrtarizohen në orët e ardhshme, por tashmë janë futbollistë të Interit dhe shihen si dy transferime të rëndësishme për sezonin e ri.

Asllani bën një lëvizje të rëndësishme në karrierë, teksa pas sezonit të parë në Serie A, ku shkëlqeu me Empolin, tashmë shqiptari do të provojë të tregojë aftësitë e tij në një klub të madh si zikaltërit.

Në krahun tjetër, Lukaku vjen në huazim nga Chelsea, aty ku u transferua pikërisht nga Interi, një vit më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy