Al-Hilal , ofertë marramendëse për Messin

Al-Hilal , ofertë marramendëse për Messin

Kalimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr ka impulsuar rivalët e Al- Hilal për të filluar ofensivën me qëllimin e transferimit të Lionel Messit në Arabinë Saudite.

 ‘’ La Pulga ‘’ ende nuk e ka rinvouar kontratën me Paris St Germain dhe ky fakt i shton dyshimet për të ardhmen tek kryeqytetasit.

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , arabët i kanë ofruar 300 milionë euro në sezon kampionit të botës me ‘’ Albicelestët ‘’ dhe ky i fundit akoma nuk është përgjigjur në lidhje me këtë shifër stratosferike. 

Gjithsesi ja vlen për tu përmendur se negociatat ndërmjet palëve për qëndrimin më gjatë në ‘’ Parque de Prince ‘’ kanë vijuar siç pritej, pavarësisht se kjo ofertë mund ti turbullojë paksa ujërat.

Në rastin e një transferimi në Arabinë Saudite , një ndër rivalitetet më të ashpra ndër vite do të vijonte edhe pse sulmuesi nga Rosario pretendohet edhe në Major League Soccer , destinacion i cili është shëndërruar në strehën e shumë lojtarevë që lanë gjurmë në të kaluarën në Europë.

Kalimi i ‘’ Cr7 ‘’ tek Al -Nassr evidentoi se asgjë nuk është e pamundur në futboll dhe duke iu referuar faktit se 35 vjeçari është në metrat e fundit të karrierës dhe përfitimit marramendës,mund ti leverdisë startimi i një eksperience në Arabine Saudite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy