Selmani pranë kalimit te Fenerbahche, e konfirmon trajneri aktual i shqiptarit

Selmani pranë kalimit te Fenerbahche, e konfirmon trajneri aktual i shqiptarit

Në mediat turke ishte folur pak ditë më parë, por kalimi i portierit Gentian Selmani te skuadra e njohur e Fenerbahche-s duket se nuk është thjeshtë një spekulim merkatoje.

Një vit më parë portieri la Laçin në Superligë për t’u transferuar në ligën e dytë turke me skuadrën e Memespor ku bëri një sezon mbi pritshmëritë. Tani 22-vjeçari, pjesë edhe e kombëtares shqiptare mund të kalojë te Fenerbahche. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri aktual i Selmanit te Memespor:

“Selmani dhe Elkatmish mund të transferohen te Fenerbahçe.  Unë mendoj se Selmani do të kontribuojë te Fenerbahçe. Ndërsa Murat Elkatmish është një lojtar shumë i ri me një potencial shumë të lartë.”

Nëse ky transferim do të realizohet do të ishte një hap tejet i madh në karrierën e Selmanit, ndërsa me siguri do të përfitonte edhe Laçi si klubi që e aktivizoi për katër sezone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy