Ederson rinovon me Manchester City-n

Ederson rinovon me Manchester City-n

Manchester City ka mundur të zgjidhë një çështje kyçe për të ardhmen . ‘’ The Citiziens ‘’ kanë rinovuar kontratën e portierit Ederson  deri në 30 qershorin e 2026-tës për arsye se  braziliani është shumë i rëndësishëm për  Pep Guardiolan.  Sakrificat e bëra tek një ekip si bardhekaltërit kanë dhënë rezultatet e pritura  dhe që nga mbërritja në ‘’ Etihad Stadium ‘’ në 2017-tën  është shëndërruar në një domosdoshmëri për  portën e anglezëve . 

Paraqitjet e shkëlqyera e kanë bindur të famshmin ‘’ Pep ‘’ se është një element i pazëvëndësueshëm brenda skemave të katalanasit  dhe drejtuesit e  Manchester City-t e kanë rikompensuar me qëndrimin edhe për disa sezone në ishull.  

Transferimi nga Benfica në merkaton e 2017-tës kundrejt 40 milionë eurove u cilësua si i tepruar  nga specialistët e futbollit për arsye se Ederson sapo kishte hedhur hapat e parë drejt suksesit por tanimë  ia ka mbyllur përfundimisht gojën kritikëve duke vulosur qëndrimin tek një ndër skuadrat më të forta në planet.  Pa dyshimin më të vogël Ederson ka bërë një progres të jashtëzakonshëm nën urdhërat e  Pep Guardiolas dhe aktualisht vlera e kartonit të tij arrin 50 milionë eurot .

Një fakt tjetër shumë domethënës është se përfshihet në listën e më të mirëve në qarkullim e cila përbëhet  nga figura si   Jan Oblak, Alisson Becker  , Ter Stegen , Thibaut Courtois etj .  

Në këtë sezon të ri  Manchester City do të ketë një forcë më tepër për të shkuar drejt objektivit shumëvjeçar që lidhet me fitimin e Uefa Champions Leagues  dhe me një teknik si Pep Guardiola gjithçka është e mundur .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy