
Pas dështimit me shkëmbimin Saul Niguez – Griezmann , për mesfushorin janë shfaqur dy pretendentë shumë të fuqishëm . Manchester United dhe Liverpool do të zhvillojnë një tjetër sfidë të zjarrtë por këtë herë në lidhje me merkaton për të larguar spanjollin nga ‘’ Wanda Metropolitano “ . Vlerat e 26 vjeçarit janë rritur dukshëm sidomos pas fitimit të La Ligas nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ në një luftë disa vjeçare me Barcelonën dhe Real Madridin .
Humbja e pikëve në skemat e të famshmit Diego Simeone i ka detyruar drejtuesit kryeqytetas për ti treguar daljen dhe sipas Mundodeportivos ‘’ The Redsat dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do te masin forcat për ishi-n e Rayo Vallecanos .
Në rastin e Liverpoolit , Jurgen Klopp kërkon një mesfushor që mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Georginio Wijnaldum që fluturoi drejt Parisit duke i dhënë lamtumirën ‘’ Anfield Road ‘’ dhe me arritjet ndër vite Saul Niguez e plotëson kërkesën e trainerit gjerman . Zërat e fundit që kanë qarkulluar në kampin e ‘’ Të Kuqëve ‘’ flasin për një ofertë 40 milionë euroshe në adresë të Atletico Madridit e cila pritet të vlerësohet në detaje nga drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ sepse bëhet fjalë për një lojtar determinant në vitet e fundit tek kjo skuadër .
Megjithatë Liverpooli nuk do ta ketë aspak të lehtë këtë operacion sepse Manchester United njihet botërisht për potencialin ekonomik dhe gjithashtu imazhin e krijuar në mbarë botën , fakt që e bën luftën më të ashpër .
Tekniku Ole Gunnar Solskjaer kërkon të ndryshojë funksionimin e mesfushës dhe Saul Niguez konsiderohet i duhuri nga norvegjezi pa harruar se vjen pas një triumfi historik me spanjollët. Kjo do të jetë tentativa e rradhës e 20 herë kampionëve të Premier Leagues për lojtarin nga Elche meqënëse vit pas viti janë ndeshur me refuzimin absolut të madrilenëve sepse është cilësuar si një ndër komponentët më të rëndësishëm nga ‘’ El Cholo ‘’.
Javët vijuese pritet ti vënë kapakun kësaj çështje në lidhje me një lojtar i cili ka ditur të komportohet si një profesionist i vërtetë nën urdhërat e një prej trainerëve më të suksesshëm në qarkullim. Finalizimi i një sezoni që pritej prej një kohe të gjatë në kampin kryeqytetas është kanalizuar në 41 ndeshje dhe 2 gola duke treguar shpirtin e garës në një prej kockave të forta në Spanjë dhe më gjerë.



