
Situata e Ansu Fatit tek Barcelona sa vjen edhe po vështirësohet.
Sulmuesi nuk është grumbulluar nga traineri Hansi Flick për të katërtën sfide rradhazi, ç’ka e bën gati të paevitueshëm largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Sulmuesi ka mbetur në prapavijë, tek një ekip tek i cili nëse nuk je në nivelin optimal, të takon të ngrohësh stolin.
Si duket kupa është mbushur për 22 vjeçarin, i cili për më tepër në të shkuarën u konsiderua si trashëgimtari i Lionel Messit tek ‘’ Blaugranët ‘’.

Sigurisht synimi i drejtuesve është shitja e disa lojtarëve që nuk kanë bindur për të fuqizuar arkat dhe të bëjnë goditjet e duhura gjatë kësaj merkatoje dimërore, e cila është drejt përfundimit.
Cilësitë e ishi-t të Brightonit nuk mund të vihen në dyshim dhe pritet që në pak kohë të zgjedhë ekipin e ri në karrierë.
Konkretisht, disa klube në kohët e fundit kanë shfaqur interes pasi besojnë se Ansu Fati mund ta rikuperojë nivelin optimal në fushën e lojës, i cili numëron vetëm 8 sfida nën urdhërat e numrit një të stolit.
Tek ekipet e elitës në përgjithesi mbetja në prapavijë konsiderohet e pafalshme dhe nëse rezulton kështu të takon të bësh gati valixhet dhe të largohesh.



