Ronaldo Fenomeni: Mbappe, më kujton veten në momentet e mia më të mira

Ronaldo Fenomeni: Mbappe, më kujton veten në momentet e mia më të mira

Ronaldo Fenomeni, nuk i ka kursyer fjalët e mira për sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, i cili shkëlqeu në Botëror.

Në një intervistë të dhënë për “Apostagolos”, Ronaldo deklaroi se Mbappe i kujton veten e tij, në momentet më të mira.

Mbappe luajti një turne të madh që nga ndeshja e parë e deri në finale. Edhe kur nuk shënoi, ai në rastin kundër Anglisë në çerekfinale dhe kundër Marokut në gjysmëfinale, ishte deçiziv çdo herë me asiste. Ishte fantastik në finale me 4 gola, duke përfshirë atë në gjuajtjen e penalltive. Francezi është fantastik teknikisht, është thuajse i pandalshëm dhe mund të ishte quajtur lojtari më i mirë i Kupës së Botës, sepse vërtetë e meritonte.

Shumë sulmues ishin të shpejtë në këtë Kupë Bote, por ai ishte më i shpejti. Kur e shoh të luajë, më kujton momentet e mia më të mira. Ai e di me saktësi se si të përdori hapësirat e lira, si të jetë i paparashikueshëm me dhe pa top dhe të marri më të mirën në situatat një për një. Është mbresëlënës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy