
Pas Barcelonës, një tjetër pretendent i njohur në kontinentin e vjetër ka shfaqur interes për Federico Chiesan.
Liverpooli do të masë forcat me katalanasit në një sfidë titanësh për golashënuesin, i cili është një ndër më të kërkuarit në këtë merkato verore.
Ishi i Fiorentinës e ka treguar kualitetin si në Serinë A ashtu edhe në Europë me Juventusin, i cili tashmë po e konsideron mundësinë për tu transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’.
Pritet në vijimësi një marrëveshje ndërmjet Liverpoolit dhe ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ për 26 vjeçarin për afro 15-20 milionë euro, një lojtar që mund ti bashkohet shumë shpejt skuadrës së hollandezit Arne Slot.
Pas tre viteve e gjysëm në ‘’ Allianz Stadium ‘’, Federico Chiesa është shumë pranë kalimit në Premier League, një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
Nuk duhet harruar as kapaciteti në metrat e fundit, i shoqëruar me shpejtësinë që ia lehtëson dyluftimet me rivalët dhe gjithashtu mënyrën se si triblon, aftësi që e shëndërrojnë në një rrezik të vazhdueshëm ish kampionin e Europës me Italinë në 2020-tën.
Për të do të jetë një sfidë jo e lehtë sepse tek një ekip si Liverpooli presioni është shumë i madh por cilësitë e Federico Chiesas janë të padiskutueshme dhe mund ti vijë në ndihmë repartit të avancuar.



