Nga lojtari te trajneri më i mirë, UEFA ndan çmimet

Nga lojtari te trajneri më i mirë, UEFA ndan çmimet

Përveç shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, UEFA ka thënë ditën e ostme edhe çmimet për më të mirët.

Trajneri më i mirë është zgjedhur Thomas Tuchel. Gjermani fitoi trofeun e Champions League në sezonin e kaluar, teksa përveç kësaj, triumfoi edhe në finalen e Superkupës së Europës.

Çmimin si lojtari më i mirë i vitit e ka fituar mesfushori Jorginho. Ky i fundit fitoi Champions League dhe Superkupën me Chelsea, por jo vetëm. Mesfushori regjistroi trofeun e tretë për këtë vit, teksa fitoi edhe Europianin me kombëtaren e Italisë.

Për sa i përket çmimeve të tjera, portieri më i mirë u zgjodh Edouard Mendy i Chelsea, mbrojtësi më i mirë Ruben Dias i Manchester City dhe sulmuesi më i mirë Erling Haaland i Dortmund.

ÇMIMET E MË TË MIRËVE:

Portieri më i mirë: Edouard Mendy

Mbrojtësi më i mirë: Ruben Dias

Mesfushori më i mirë: N’Golo Kante

Sulmuesi më i mirë: Erling Haaland

Trajneri më i mirë: Thomas Tuchel

Lojtari më i mirë i vitit: Jorginho

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy