
Alban Tahiri, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për ecurinë e Holandës deri tani në Botëror.
Tahiri deklaroi se kjo Holandë nuk ka asnjë lidhje më atë skuadrën e dikurshme.
Holanda e viteve të mëparshme ishte super ekip me lojtarë shumë të mirë. Ky ekip nuk ka lidhje. Tani kanë vetëm një lojtar, De Jong dhe Gakpo. Holanda nuk ka lidhje me atë ekipin e parë. Nuk e shikoj Holandën të shkojë larg.



